Shakira, një nga emrat më të fuqishëm të muzikës pop në botë, prej më shumë se 20 vitesh vazhdon të mbajë gjallë karrierën e saj me një popullaritet që vetëm sa rritet vit pas viti.

E lindur në Barranquilla të Kolumbisë, këngëtarja ka arritur të mbetet në qendër të vëmendjes jo vetëm për stilin e saj unik, por edhe për suksesin e padiskutueshëm në skenë

Aktualisht ajo është në mes të turneut të madh botëror ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, i cili është kthyer në një fenomen kulturor e ekonomik.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, Shakira ka arkëtuar deri tani rreth 25 milionë eurosh vetëm nga koncertet e para, shifër që pritet të dyfishohet pas përfundimit të fazës së Amerikës së Jugut.

Në total, përllogaritet që turneu t’i sigurojë më shumë se 257 milionë eurosh fitime, duke u bërë një nga më të suksesshmit në karrierën e saj.

Shifrat flasin vetë: deri tani janë shitur mbi 1.6 milion bileta me një çmim mesatar prej 113 eurosh.

Image

Ky sukses i jashtëzakonshëm nuk ka sjellë përfitim vetëm për Shakiran, por ka ndikuar ndjeshëm edhe në qytetet ku ajo performon.

Në vende si Charlotte, Arlington dhe Detroit, kërkesa për hotele e akomodime është rritur mbi 200 për qind, ndërsa pronarët e Airbnb kanë raportuar një rritje prej 38 për qind në të ardhurat e tyre gjatë ditëve të koncerteve.

Një tjetër rekord historik që ajo ka thyer është në Mexico City, ku do të ndiqet nga mbi gjysmë milioni spektatorë – një shifër që e vendos atë mes artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në skenën latine e botërore.

Shifrat tregojnë qartë se Shakira nuk është vetëm një këngëtare e dashur nga publiku, por edhe një forcë ekonomike dhe kulturore që arrin të gjallërojë tregun e muzikës dhe turizmit kudo që shkon.

© SYRI.net