Ishim aq shumë në modë atëherë.

Kombëtarja shqiptare po shkëlqente kaq shumë në 2023, saqë nuk po e besonte as vetë, dhe kulmi I gjithçkaje ishin golat tanë krejt të veçantë.

Silvinjo sapo ishte ulur në stolin kuqezi, energjia e tij ndihen në çdo minutë, ashtu si edhe ambicie, ndërsa emrat si Jasir Asani, Nedim Bajrami apo Kristian Asllani I mësoi gjithë Europa.Gjithsesi, nga viti në vit kemi ardhur në rënie, së pari me golat, por edhe me gjuajtjet në portë, dhe me entuziazmin.

Në 6 ndeshjet e para në 2023, Shqipëria shënoi 11 herë, si kurrë më parë në historinë e saj, e madje pësoi vetëm 3.

U kaluan Moldavia, Ishujt Faroe, Çekia, Polonia e madje Bullgaria.

Në 2024, edhe për shkak se luajtëm në finalet e Kampionatit Europian, patëm një pakësim të rrjetave, edhe pse frymëzimi vazhdoi.

Në 6 ndeshje vitin e kaluar realizuam 9 herë, dhe pësuam po 9 gola, si pasojë e miqësoreve që shkuan keq ndaj Suedisë e Kilit, si dhe për shkak të nivelit të lartë të rivalëve në Europian si Italia, Krocia apo Spanja.

Gjithsesi, në 2025 kemi zbritje niveli të rëndësishëm.

Ekipi përfaqësues ka shënuar vetëm 6 gola në 6 ndeshje, me mesatare një për ndeshje, në krahasim me gati 2 gola për ndeshje në 2023, dhe 1.5 në 2024.

Kemi më pak gjuajtje, sidomos kanë “shteruar” goditjet në portë.

Rivalët kanë qenë edhe të fortë, edhe mesatarë, edhe të dobët, pra Anglia, Letonia dy herë, Andorra dhe Serbia.

Shpresohet që të jenë lënë më shumë gola për tri sfidat e fundit të vitit në eliminatoret e Kampionatit Botëror, kundër Serbisë në 11 tetor, në Andorrë në 13 nëntor dhe në “Arenë” përballë Anglisë në 16 nëntor.  / abcnews.al /