Një turist holandez, gjatë eksplorimin në Tropojë me disa turistë të tjerë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, kishte rënë nga një terren i thepisur malor.
Pas njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe të Kosovës, së bashku me helikopterin e ushtrisë, nisën kërkimet.
Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë ndërprenë punën për shkak të errësirës. Për të vijuar më pas në orët e para të mëngjesit, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit.
Rreth orës 05:30, nga ekipi i kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit holandez 27 vjeç, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut.