Moderatorja sportive Eva Murati ka reaguar sërish në rrjete sociale pas bujës së krijuar nga një koment i saj, që lidhej me dasmën e ish-partnerit Genar Topalli me Cindy Marina.

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë, sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme,” shkroi Murati.

Ajo shtoi se komentet u shpërndanë menjëherë nga mediat, gjë që nuk i kishte ndodhur më parë: “Fatkeqësisht dhe padashur u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë.”

Ky reagim vjen pak ditë pas dasmës së bujshme të Genar Topallit dhe Cindy Marinës në Romë, e cila mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Eva Murati reagon sërish pas komenteve për dasmën e Genar