Tre oficerë policie janë vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, pas të shtënave me armë të raportuara në Pensilvani.
Dyshohet se autori i dyshuar që hapi zjarr është vrarë nga policia. Oficerët e policisë ishin duke kryer një urdhër arresti në zonë, kur një person i dyshuar nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt tyre duke shkaktuar pasoja fatale.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.