Një shtetas grek ka humbur jetë këtë të shtunë në një hotel në qytetin e Korçës.Sipas policisë, në trupin e 72-vjeçarit me iniciale S.N. nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

72-vjeçari shoqërohej nga bashkëshortja, që ka bërë deklarimin e saj, ndërkohë që vijon hetimi për ngjarjen.