Jepet masa e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin i cili kreu marrëdhënie seksuale për disa muaj me nje 15-vjecare, vajzën e mitur të bashkëjetueses. 37 vjecari e pranoi aktin duke deklaruar se ka qene me pëlqimin e vajzës. E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.Nderkohe e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.