Në New York është inaguruar një park pluskues, që ka kushtuar 265 milionë dollarë, dhe që u financua në pjesën më të madhe të tij nga Barry Diller dhe Diane von Furstenberg.
Parku i njohur me emrin “Ishulli i vogël” është vendosur pranë rrugës 14 në brigjet e lumit Hudson. Projektuar nga Thomas Heatherwick, i cili ka konceptuar dhe strukturën anije në kopshtet Hudson.
Fondacioni “Diller-von Furstenberg Family” që drejtohet nga Barry Diller financoi 235 milionë dollarë të këtij projekti, ndërsa Bashkia e New York shtoi 17 milionë dollarë dhe 4 milionë nga donatorë të tjerë.
74-vjeçarja Diane von Furstenberg tha për “Wall Street Journal” se realizimi i këtij parku ishte një ëndërr e Barry-t dhe do të tërheqë miliona turistë.