Sergio Busquets ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni futbollistik. Mesfushori i Inter Miami-t ka lajmëruar vendimin e tij natën mes së enjtes dhe të premtes përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

“Për mua do të jenë muajt e fundit në fushat e futbollit. Ju falenderoj të gjithëve dhe ju jam mirënjohës për mbështetjen e dhënë”, tha 37-vjeçari. “Mendoj se pas 20 vitesh si futbollist profesionist është momenti i duhur që të largohem”, shtoi mesfuhsori spanjoll.