Durrësi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari dhe anasjelltas, anijet e tonazhit të mesëm dhe peshkarexhat janë urdhëruar të qëndrojnë në kalatë.
Mbrëmja e së mërkurës është shoqëruar me reshje shiu në Durrës, që janë intensifikuar mëngjesin e sotëm, por pa krijuar problematika në qytet. Ndërkohë, si pasojë e motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas.
Kapiteneria e portit të Durrësit konfirmon për ABC News se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime nga të dyja drejtimet, si nga porti i Barit, ashtu dhe nga i Durrësit.
Edhe aktiviteti i flotës së peshkimit është pezulluar, si pasojë e kushteve atmosferike.
Anijet e tonazhit të vogël dhe varkat e peshkimit kanë qëndruar në mol, deri në pritje të përmirësimit të motit./abcnews.al