Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën.
Kreu i KLGJ, Ilir Rusi deklaroi se për gjyqtarët e rinj fillon një mision, teksa do të marrin përgjegjësi.
Rusi shtoi se vendimet e gjyqtarëve kanë shumë rëndësi, ndaj vëmendja do jetë ndaj tyre.
“Tashmë, është një vendosje e baraslarguar nga njëri-tjetri dhe të disiplinuar. Fillon një rrugëtim i ri. Të jesh magjistrat gjyqtar, do thotë të kesh përgjegjësi mbi vete. Është momenti që ju keni një mision. Të jesh i drejtë, është diçka tjetër. Të japësh drejtësi është diçka tjetër. Në radhë të parë, ne duhet të jemi njerëz. Dëgjoni veten tuaj, sepse ligjet janë ato që janë, opinioni është ai që është. Ju do jeni diçka tjetër, do jeni vëmendja e të gjithëve. Jo ju personalisht, por profesioni tuaj. Pra, vendimi ka shumë rëndësi.”, theksoi ai./abcnews.al