Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, ku opozita humbi në pesë bashki.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ai e cilësoi procesin si “farsë elektorale” dhe Shqipërinë si një “diktaturë totalitare”.
Berisha falënderoi kandidatët e pavarur për guximin e treguar dhe theksoi se opozita nuk kishte bojkotuar procesin, por kishte mbështetur pjesëmarrjen e qytetarëve në votim.
“Falënderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar. Këto zgjedhje faktuan se Shqipëria është në farsë elektorale, në diktaturë totalitare.
Ne nuk ishim në zgjedhje, por në mbështetje të tyre. Kjo qeveri zgjedhje nuk bën, dhe kjo u provua sërish. Farsa duhet luftuar, sepse në farsë nuk ka zgjedhje”, deklaroi Berisha






