Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë kallëzimin penal të kandidatit të PD Aulon Kalaja dhe të hetojë Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, në KQZ, për veprën penale, “shpërdorim detyre”.Kalaja, i cili ishte kandidat i listës së hapur të PD në Durrës, nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvend, ndërsa pas zgjedhjeve ai pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat.

Nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i opozitës ka depozituar disa kallëzime, njëri ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kishte kryer rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.