Banorët e fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq, të përmbytur si pasojë e reshjeve masive të shiut të ditëve të fundit, protestojnë sot para bashkisë Dimal.
Ata fajësojnë për situatë bashkinë Dimal, pasi sipas tyre përmbytja ka ndodhur si shkak i bllokimit të kanalit kullues.
Sipas tyre edhe punimet e kryera nga Bashkia Dimal për ndërtimin e Urës së Re nga firma “Salillari” dhe shkatërrimi i argjinaturës i ka përmbytur në këto vitet e fundit.
Sipas banorëve, ata janë përmbytur 3 herë, disa edhe 4 herë brenda 1 muaji dhe dëmet e shkaktuara janë kolosale.






