Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka depozituar në Kongresin e SHBA-së një amendament që kërkon përfshirjen e strukturave amerikane të inteligjencës në shqyrtimin e shkallës së narkotrafikut në Shqipëri dhe rolit të mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin ose mundësimin e tij.

Propozimi, i dorëzuar dy javë më parë, ka kaluar tashmë Komisionin e Rregullave dhe Komisionin e Ligjeve në Kongres dhe pritet të shqyrtohet për miratim në seancë plenare.

Amendamenti parashikon që, jo më vonë se 180 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit, Sekretari amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, t’u paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të hartuar në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës.

Sipas tekstit të amendamentit, raporti duhet të analizojë shkallën e narkotrafikut në Shqipëri dhe rolin e qeverisë shqiptare në lehtësimin ose mundësimin e këtij aktiviteti kriminal.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, thuhet ne amendament.  

Amendamenti i kongresmenit amerikan: Raport për lidhjet e mundshme të
Amendamenti i kongresmenit amerikan: Raport për lidhjet e mundshme të

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. Së bashku me kongresmenin Robert Aderholt, ai bashkëkryeson Grupin e Miqësisë Shqipëri-SHBA në Kongres.

Wilson njihet gjithashtu si një nga mbështetësit më aktivë të forcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe një prej zërave më të fortë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

GEAM Sh.p.k