Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe tensione mes deputetëve socialistë, ndërsa diskutohej për disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore.
Përplasja u shënua mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manja, dhe deputetit Damian Gjiknuri, gjatë momentit të votimit të disa pikave të rendit të ditës.
Gjiknuri kërkoi të merrte fjalën për të dhënë një sqarim lidhur me qëndrimin e tij, ndërsa Manja i kërkoi të qëndronte te vota e tij.
Debati:
Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?
Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.
Ulsi Manja: Jo, jo, rri tek abstenimi ti.
Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.
Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?
Ulsi Manja: Po ik mo.
Damian Gjiknuri: Ehu, muhabet kot, muhabet leshi.
Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.
Përplasja mes dy deputetëve socialistë u zhvillua në një kohë kur Komisioni i Ligjeve po shqyrtonte ndryshime ligjore për administrimin e tokave bujqësore.






