Një emigrant shqiptar i ardhur nga Kanadaja mori fjalën në protestën para Kryeministrisë, duke deklaruar mbështetjen e diasporës shqiptare për protestuesit dhe duke kritikuar ashpër qeverinë.
Gjatë fjalës së tij, emigranti u shpreh se, sipas tij, kryeministri Edi Rama do të largohet nga pushteti. Ai falënderoi gjithashtu disa persona për angazhimin e tyre në diasporë. Në vijim, emigranti bëri thirrje për largimin e klasës politike aktuale. Në fund të fjalës së tij, ai kritikoi edhe Akademinë e Shkencave, duke e cilësuar atë si “Akademia e turpshme”, ndërsa pretendoi se institucioni drejtohet nga komunistë.
“Kemi ardhur nga Kanadaja bashkë me gruan. Nuk e shohim dot Shqipërinë që vuan për shkak të këtij krimineli këtu pas meje. Ai po shet tokat tona. Diaspora në Kanada është e gjitha me ju., Dua të falënderoj Nador Bakallin, që drejton diasporën në Kanada. Dua të bëj një falënderim për zotin osman Stafa, është heroi, djalë i mrekullueshëm, që e do Shqipërinë pa kompromis. Jo si ky pas meje që se ka problem ta shesë vendin. E shoh me sytë e mi tani, nuk ka IA këtu që të mashtrojë njerëzit. Ti shporrim këto mbetje si majtas dhe djathtas në kosh mbeturinash. Na sillni shumë kosha mbeturina, se janë shumë të tillë. Akademia e Shkencës, për mua është Akademia e turpshme, që drejtohet nga komunistë.”, tha ai.






