Është rregjistruar sërish një shifër e lartë infektimesh në qarkun e Elbasanit.
Sipas Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 49 pacientë pozitiv më virusin SARS Cov2 përkatësisht në këto bashki: Elbasan 21 raste, Gramsh 13 raste, Peqin 11 raste, Librazhd 4 raste.Numri i përgjithshëm i infektimeve shkon në 771 persona pozitiv që nga fillimi i pandemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid19: një 64 vjeçar, një 77 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.Të gjithë qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.