Home TEKNOLOGJI Sony lançon një music effects controller të ndjeshëm ndaj lëvizjeve në Indiegogo

Sony lançon një music effects controller të ndjeshëm ndaj lëvizjeve në Indiegogo

11

Nuk kemi parë asnjëherë më parë një produkt të ri nga Sony të lançohet fillimisht në Indiegogo. Motion Sonic është produkti i parë i tillë i cili “kontrollon efektet muzikore në sinkronizim me lëvizjet e duarve”.

Kjo pajisje është një kapsulë e vogël e cila mund të vendoset në byzylykë gome të ndryshëm, të ngjashëm me Fitbit. Më pas ju do ta përdorni atë për të luajtur në piano ose në kitarë, vetëm nëpërmjet lëvizjeve tuaja të dorës.

https://youtube.com/watch?v=fTazUqnJhzM

Ajo çfarë kapsula e vogël bën është lidhja e lëvizjeve të duarve me një efekt të caktuar muzikor. Për shembull, ju mund ta vendosni atë që të krijojë një efekt vonese kur lëvizni gishtërinjtë nga majtas-djathtas, ose të ndryshojë tonalitetin e përkuljes kur lëvizni kyçin tuaj. Këto efekte krijohen dhe regjistrohen në një aplikacion në iOS (nuk ka ende një version për Android), dhe më pas ju duhet të lidhni iPhone-in tuaj me një instrument me audio interface.

https://youtube.com/watch?v=w9fUo41DWiU

Ky projekt i Sony ka filluar që në vitin 2017, i cili u finalizua me Motion Sonic. Sony ka publikuar gjithashtu një intervistë me dizenjuesin dhe art director të projektit, të cilët vlerësuan idenë fillestare të inxhinierit Heesoon Kim.

400 pajisjet e para do të shiten në çmimin $218, ndërkohë që çmimi zyrtar do të jetë $248.

https://youtube.com/watch?v=gjOHyTyuyW0