Michael Haak, 60 vjeç, iu ekspozua oficerit të parë femër në kabinën e pilotit dhe pa pornografi në një laptop, thanë prokurorët.
Ndërsa fluturimi i Southwest Airlines vazhdoi, Haak u angazhua në “sjellje të papërshtatshme” të mëtejshme në kabinë.
Një gjykatës në Maryland e dënoi atë me një vit provë dhe e urdhëroi të paguante një gjobë prej 5,000$.
Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlando më 10 gusht 2020, dëgjoi gjykata.
Kur fluturimi arriti lartësinë e ‘lundrimit’, Haak u ngrit nga ulësja e pilotit, dhe nisi të shihte porno në një laptop.
“Haak u angazhua më tej në sjellje të papërshtatshme në kabinën e pilotit, pasi oficeri i parë vazhdoi të kryente detyrat e saj,” thanë prokurorët federalë në një deklaratë. Haak nuk e kishte takuar kurrë oficerin e parë para fluturimit, shtuan ata.
Ndihmësi i Avokatit të SHBA Michael Cunningham tha se bashkë-piloti “kishte të drejtë të mos i nënshtrohej kësaj lloj sjelljeje, pavarësisht nga ajo që mund ta ketë motivuar ose nxitur atë”, raportoi Associated Press.
Haak u akuzua në Maryland sepse ishte shteti në të cilin aeroplani po fluturonte në atë kohë. Ai u deklarua fajtor për kryerjen me dashje të një veprimi të pahijshëm në një vend publik.
Në një deklaratë përmes lidhjes me video, Haak kërkoi falje për sjelljen e tij, duke shtuar: “Filloi si një shaka konsensuale midis meje dhe pilotit tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja se do të arrinte deri këtu, për një mijë vjet“.
Gjykatësi i Magjistraturës amerikane J Mark Coulson i tha Haak se sjellja e tij kishte pasur një efekt traumatik tek oficeri i parë dhe mund të kishte ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.
Haak, nga Longwood, Florida, ishte pilot me Southwest Airlines për 27 vjet përpara se të dilte në pension në fund të gushtit të vitit të kaluar.
Në një deklaratë, linja ajrore tha se nuk toleron “sjellje të kësaj natyre dhe do të marrë masa të shpejta nëse një sjellje e tillë vërtetohet”. Një zëdhënës tha se kompania kishte mësuar për incidentin vetëm pasi Haak ishte larguar vullnetarisht nga linja ajrore.
Ajo tha se, si rezultat, ajo kishte pushuar së paguari atij ndonjë përfitim që ai kishte të drejtë të merrte pas pensionit të tij.