Në Jeruzalem janë zbuluar katër monedha ari të pastër gjatë gërmimeve arkeologjike, që janë një dëshmi e historike e periudhave të hershme.
Mendohet se monedhat janë aty prej 1 000 vjetësh.
Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) kishte thënë se monedhat u zbuluan nga arkeologët, gjatë gërmimeve pranë murit perëndimor në Jeruzalem.
Për monedhat, që u gjetën brenda një ene të vogël, specialisti i IAA, Robert Kool, deklaroi se ishin ruajtur mrekullisht dhe ishin menjëherë të identifikueshme, pa u pastruar ende.