Krijimi i Superligës Europiane në mënyrë të fshehtë dhe kërcënuese ndaj “Qeverisë Europiane” të futbollit tashmë përfundon në gjykatë.
Bëhet fjalë për tre klubet që ende nuk e kanë braktisur zyrtarisht projektin, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus. Ky qëndrim tyre këmbëngulë ka bërë që UEFA të detyrojë këta të fundit që përmes Gjykatës së Madridit të zgjidhë çështjen në organin më të lartë të drejtësisë, Gjykatën Europiane.
Gjykata e Madridit ka paraqitur një kërkesë paraprake në Gjykatën e Drejtësisë të BE në kontekstin e mosmarrëveshjes që kundërshton Superlega ndaj Uefa dhe FIFA për shkeljen e rregullave të konkurrencës në BE.
Gjykata do të duhet të japë interpretimin e rregullave përkatëse dhe ky interpretimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha gjykatat kombëtare të vendeve anëtare të BE. Me fajlë të tjera, nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë u jep të drejtë tre klubeve të mësipërme, atëherë çdo klub europian që do të kërkojë të rifutet në SuperLigë do të mbështetet në këtë vendim për të kundërshtuar UEFA-n dhe FIFA-n.