Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe në vlera të larta të presionit atmosferik.
Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe në pasdite në zonën bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë 1-7 m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i veriperëndimit. Në orët e drekës ajo fiton intensitet deri mesatar dhe shpejtësi 10-15 m/s kryesisht përgjatë brigjeve të detit Jon. Deti parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë. /j.p/
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/27 | diell pak re |
Kukës | 11/27 | diell pak re |
Lezhë | 11/27 | diell pak re |
Dibër | 8/26 | diell pak re |
Durrës | 14/26 | diell pak re |
Tiranë | 15/28 | diell |
Elbasan | 12/28 | diell pak re |
Berat | 8/30 | diell |
Vlorë | 13/28 | diell pak re |
Korçë | 9/24 | diell pak re |
Gjirokastër | 8/30 | diell |
Sarandë | 12/28 | diell |
/e.m/