Policia e Prishtinës ka arrestuar ditën e sotme një person të dyshuar për mashtrim, por ajo që e bën të veçantë rastin është lloji i mashtrimit.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.
Personi i dyshuar: E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.
Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.
fax web