Një banesë pranë konviktit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit . Policia dhe zjarrfikësja janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes për shuarjen e flakëve.
Mësohet paraprakisht se nuk ka persona të lënduar, gjithsesi pritet reagimi i policisë që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.