Billie Eilish ka folur për herë të parë pas kritikave të shumta për racizëm që iu bënë për shkak të publikimit të një videoje, raporton “People”.
Të hënën, këngëtarja 19-vjeçare, postoi një deklaratë në Instastory, duke iu referuar videos në të cilën ajo shfaqet duke thënë një term fyes të përdorur në këngën e Tyler the Creator, “Fish”, të publikuar në 2011-ën.
Videoja u përhap në mediat sociale, duke bërë që shumë nga fansat e Eilish të kërkojnë një përgjigje.
“Unë ju dua djema, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të jap një shpjegim për këtë. Dhe kjo është diçka që DUA ta sqaroj, sepse po etiketohem si diçka që nuk jam“, shkroi Eilish.
Ajo më pas iu drejtua videos, duke shkruar:
“Ka një video të edituar që më tregon mua kur isha 13 ose 14 vjeç, kur shqiptoja një fjalë nga një këngë që në atë kohë nuk e dija se ishte një term nënçmues i përdorur kundër anëtarëve të komunitetit të Azisë. Unë jam e tmerruar dhe e zënë ngushtë dhe dua ta heq atë fjalë që kam thënë“.
“Kjo këngë është e vetmja herë kur e kam dëgjuar atë fjalë, pasi nuk është përdorur kurrë rreth meje nga askush në familjen time,”- vazhdoi Eilish. “Pavarësisht nga injoranca dhe mosha në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin që ishte lënduese. Dhe për këtë më vjen keq.”
Videoja, e cila u shpërnda në “TikTok”, gjithashtu tregon Eilish duke përdorur një theks që u interpretua nga shumë njerëz si tallës ndaj aziatikëve.
panorama al