Kryeministri Edi Rama do të jetë mesditën e sotme në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, e cila pritet që të kulmojë me debatet për Dritan Lelin, i cili nga ana e tij nuk do të jetë pjesë e mbledhjes.

Burime bëjnë me dije se për ta bërë më bindëse, performancën e dobët të Lelit, PS ka ftuar në mbledhje dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët nuk kanë marrë shërbimin që do të dëshironin nga ana e Bashkisë, që drejtohet nga ”tradhëtari” Leli.

Nuk dihet ende se si janë përzgjedhur qytetarët që do të jenë pjesë e mbledhjes së asamblesë, ndërkohë që janë lënë jashtë saj themelues të kësaj force politike në Vlorë. Rama së bashku me disa ministra, ka shkuar që prej të premtes në Vlorë, ku është shoqëruar në takimet dhe inspektimet në qytet nga numri 2 i Bashkisë, i besuari i tij Afrim Qendro.

Ky i fundit u dërguar në Vlorë për të zëvendësuae Dritan Lelin, i cili rezultoi të ishte një ”kockë e fortë”, dhe derimë tani pavarësisht presioneve nga brenda familjes së tij politike, ka arritur që të mbajë postin e kryebashkiakut.

Fax