Nuk mund të kishte një debutim më të mirë si titullar në këtë Europian për Acerbi-n, i cili ka zëvendësuar Chiellini-n dhe ndihmuar Italinë të sigurojë një vend në çerekfinale.
“Tani, çdo ndeshje është e rëndësishme. Kemi fituar ndaj Austrisë falë forcës së grupit”, ka thënë mbrojtësi i Lazio-s.
Italia do të përballet me fituesen e Portugali-Belgjikë në çerekfinale dhe Acerbi ka zbuluar preferencën e tij:
“Lukaku është më i vështirë të ndalet sesa Ronaldo, sepse është një lojtar më i kompletuar dhe shënon gjithmonë. Është shumë i fuqishëm dhe ka një gjuajtje të fortë. Cristiano është golashënuesi klasik, por pak më i lehtë për t’u ndalur se Lukaku”.
fax