Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa.
Ajo i ngjiti shpejt shkallët e karrierës së saj dhe tashmë po shijon “majën”, teksa numëron hite në repertorin e saj. Tayna është një ndër reperet më të përfolura dhe ka bërë për vete të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm!
Kujtojmë se “Ti harro”, bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Azet rezultoi një hit i vërtetë i kësaj vere. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.
Mirëpo Tayna dhe Azet nuk i kanë mbyllur ende punët me njëri-tjetrin dhe së shpejti do të vijnë me një tjetër bashkëpunim. Burime për “Prive” kanë bërë të ditur se Tayna dhe Azet do të mbyllin verën në muajin gusht me një tjetër duet. Është mësuar se projekti i dytë i reperëve mban titullin “Tekila” dhe do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Paraprakisht Tayna do të publikojë dy këngë të tjera, një solo me videoklip të realizuar në Shqipëri dhe një bashkëpunim tjetër. Siç duket Tayna do të jetë kryefjala e këtij sezoni dhe kjo falë punës së saj dhe përkushtimit total në muzikë.
icon style