Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, një burrë i cili u shpall i pafajshëm për akuzën e blasfemisë, u vra nga një polic, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i gjykatës.
Muhammad Ëaqas u vra me hanxhar në Sadiqabad nga një polic 21-vjeçar, i cili kishte vetëm një muaj që kishte nisur punë.
Ëaqas ishte akuzuar për blasfemi në vitin 2016, pasi kishte postuar në internet përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed. Por, vitin e kaluar, gjykata në Lahore e shpalli të pafajshëm për çdo akuzë dhe e liroi.
Një zëdhënës i policisë tha për Reuters: “Ëaqas po qëndronte i fshehur pasi u lirua. U kthye në shtëpi vetëm disa javë më parë dhe ndodhi ajo që ndodhi”./Reuters
fax