Etna vijon të ofrojë spektakël. Këtë herë, imazhet e mrekullueshme, të xhiruara në rreth 3 mijë metra lartësi, të lënë vërtet pa fjalë: Ato tregojn fuqinë e erozionit të vullkanit aktiv më të madh në Evropë. Shikohen mjaft qartë copëzat e vullkanit dhe llava teksa zbret përgjatë malit, në drejtimin jug-lindje.
Fenomeni i radhës ka ndodhur vetëm dy ditë nga erozioni i fundit, ndërsa nga mediat italiane raportohet se, do tëzhvillohet një takim mes rajonit të Siçilisë dhe Mbrojtjes Civile për të marrë masat përkatëse për tu përballur me këtë problem, që mesa duket vijon të kërcënojë sigurinë në zonë.
fax