Aeroporti i Kukësit ‘Zayed Flatrat e Veriut’,është plotësisht gati për nisjen zyrtarisht të fluturimeve ndërkombëtare. Fluturimet e para do të nisin më datë 9 korrik ku Helvetic Airlines do të ulet nga Zürich për herë të parë. Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.
Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën, përfshirë Evropën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikuara në emër të Swiss International Airlines dhe Lufthansa. Destinacionet përfshinin Bordo, Calvi, Larnaca, Gran Canaria, Lanzarote, Palma de Mallorca, Tenerife, Corfu, Heraklion, Kos, Rhodes, Shannon, Brindisi, Lamezia, Olbia, Prishtina, Shkupi, Ohri, Berni, Cyrihu, Birmingham, Manchester dhe Inverness.
Një ditë para nisjes së fluturimëve Drejtori i Aeroportit Altin Progonati, bëri të ditur se nga ana teknike janë të marrë të gjitha masat teknike që fluturimi nesër të jetë I sukseshëm ashtu siç I ka hije një fluturimi nga një aeroport ndërkombëtar i cili synon të vendosë një emër prestigjioz në aviacionin civil.
Synim tjetër sipas drejtorit Progonati, është jo vetëm tërheqja sa më shumë e linjave ajrore por edhe të aviacionit civil që kanë lidhje me charterat apo me avionat privat. Ndërkohë më shumë se 100 djem e vajza nga Kukësi të trajnuar janë të punësuar në sektorin e sigurisë, shërbimeve, mirëmbajtjes dhe check-in.
Edhe me shtimin e aktivitetit të punës në vijim, drejtori i aeroportit, Altin Progonati, thekson se gjithmonë prioritet do kenë të rinjtë nga Kukësi.
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që i besuan mandatin e tretë qeverisë në fuqi.
Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zürich, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të Illyrian Eagle.
fax