Mungesa e vëmendjes dhe investimeve po çon drejt degradimit Bazilikën e Bezistanit në Elbasan. Të keqardhur për gjendjen e saj, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë.

Është një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të shekullit të pestë por mungesa e investimeve po e çon drejt shkatërrimit.

Bazilika e Bezistanit në Elbasan 13 vite nga zbulimi vijon të jetë një gërmadhë jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe institucioneve të tjera.

Shpesh ajo kthehet në vendgrumbullim mbetjesh, ndaj qytetarët kërkojnë ndërhyrjen urgjent të Bashkisë për mirëmbajtjen e saj.

“Do mirëmbajtje”.

“Keq na vjen por nuk kemi çfarë të bëjmë. Tani është bërë dhe kjo gropa këtu dhe nuk shihet me sy,  pislliqet aty, pse kështu është Elbasani?”

Drejt degradimit po shkon edhe rrapi shekullor i Bezistanit.

“Është gati duke u rrëzuar, e kanë gërryer aty dhe do të bjerë poshtë.”

13 vite më parë arkeologët zbuluan një mozaik në dyshemenë e bazilikës paleokristiane si dhe disa afreske në muret e saj.

Këto gjurmë të së shkuarës duhet të ishin një atraksion për turistët por ata shpesh largohen të zhgënjyer pasi bazilika nuk ofron asgjë përveç gërmadhës në të cilën është shndërruar vitet e fundit.

BAZILIKA E BEZISTANIT E HARESE (3)
BAZILIKA E BEZISTANIT E HARESE (5)
BAZILIKA E BEZISTANIT E HARESE (2)
BAZILIKA E BEZISTANIT E HARESE (4)

Ora tv