Në Agro Pontino, një qendër kryesore për bujqësinë në Itali, migrantët indianë kanë qenë të pranishëm që nga mesi i viteve 1980.

Ata punojnë në tokë të kulluar nga kënetat që në vitet 1930, një nga projektet më të mëdha të punëve publike të miratuar nga regjimi i diktatorit Benito Mussolini.

Nën një sistem të paligjshëm, por të mirë-vendosur, ata jetojnë nën kontrollin e të quajturve “caporali”, banda administruese që rekrutojnë punëtorë fermash në emër të pronarëve të tokave. Kushtet e ashtëquajturës “punë gri” shpesh nënkuptojnë që atyre u ofrohet kontrata, por paguhen vetëm për një pjesë të punës së tyre.

I tillë është rasti i Balbir Singh, një emigrant 49 vjeçar, i cili për 6 vjet ka punuar si të ishte një skllav, dhe më në fund vendosi të ngrejë zërin duke kontaktuar me një avokat për të marrë të drejtat e tij: “Unë punoja 12-13 orë në ditë, përfshi edhe të dielat, pa pushime fare, as edhe për krishtlindje, dhe pronari i fermës më paguante 100-150 euro në muaj. Kur e mori vesh se një avokat do të më ndihmonte më tha do të vras, do hapë një gropë dhe do të hedh aty sepse ti je një asgjë”

Historia e Singh është ekstreme, por ajo përshtatet në një pamje më të gjerë të shfrytëzimit brutal të punëtorëve të fermave migrantë në Agro Pontino.

Një raport i OKB për këtë gjë vlerësonte në 2018 së me gjasë më shumë se 400,000 punëtorë në Itali rrezikonin të shfrytëzoheshin dhe gati 100,000 do të përballeshin me “kushte çnjerëzore”.

Vetëm muajin e kaluar, një 27-vjeçar nga Mali vdiq në rajonin juglindor të Pulias pasi punoi një ditë të tërë në fusha në temperatura deri në 40 gradë Celsius.

fax