Arritën pas 55 vitesh të dërgonin Anglinë në finale ndërsa u rrahën në penallti pas 120 minutave ndeshje me rezulatin 1-1.

“Duhet të jemi krenarë si grup për atë që arritëm” ka thënë kapiteni Kane për BBC One.

Do të na dëmtojë për pjesën tjetër të karrierës tonë por ky është futbolli. Ne të gjithë jemi fitues dhe duam të fitojmë” tha ai.

“Nuk mund të jepja më shumë, as djemtë nuk mund të jepnin më shumë” tha Kane.

Penalltitë e humbura janë ndjenja më e keqe. Nuk ishte nata jonë, por ishte një turne fantastic dhe duhet të mbajmë kokën lart. Sigurisht që do na dëmtojë por ne jemi në rrugën e duhur dhe po ndërtojmë dhe shpresojmë se mund të përparojmë për vitin e ardhshëm.”

120 minutat e ndeshjes Itali – Angli përfunduan 1 – 1 ndërsa Italia u shpall kampione e Europës me penallti.