Mbrëmjen e kësaj të hëne u prezantua rasti i një të ashtuquajturi “hoxhë”, i cili me anë të nuskave që lidhte merrte përsipër zgjidhjen e problemeve, por ndërkohë që prekte femrat në vende intime.
Në Divjakë është 1 plak rreth 90 vjeç që thotë se është hoxhë. Gazetarja e Fiksit i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon gazetares së Fiksit të marri sheqer nga një kuti aty afër dhe pasi sheh sheqerin që ajo ka prekur me dorë i thotë se ka magji.
Më pas ai e pyet nëse është e martuar, pasi siç dëgjohet edhe vetë në video atij i shkojnë shumë vajza dhe gra që kanë dëshirë të kenë raport intim me të. Pasi bën disa marifetë me tespie në dorë më pas hoxha i shtrinë duart edhe më shumë duke i prekur gjoksin, me motivin që nesë ai i prek gjoksin e kupton se ka edhe meshkujt të tjetrë në jetën e gruas përveç burrit të saj.
Ai vazhdon ta fërkojë disa herë nga gjoksi me këtë motiv dhe më pas i thotë që çfarë u bë e u tha aty nuk duhet të dalin nga ajo dhomë. Ai tregon se ka dhe raste të tjera që ua ka kap gjoksin femrave që kanë shkuar tek ai, vetëm e vetëm që burri i gruas që ia kap t’i ngelet mendja aty në vendin ku ai fërkon. Ai në bisedë e sipër i tregon gazetarës së Fiksit se me këtë punë ka 50 vite që merret dhe që nuk ka besim fare tek meshkujt e rinj. Pasi ata thjesht shfrytëzojnë femrat, ndërkohë që vetë me të ashtuquajturin zanat prej 50 vitesh fërkon e kap femrat për t’i “shëruar”.
Më pas i ashtuquajturi hoxhë i jep gazetares së Fiksit dy bustina me sheqer që duhet t’ia jap familjes për t’i pirë në ditë të përcaktuara. Më pas ai i thotë se është i gatshëm ta ndihmojë në çdo herë dhe mund t’i bjerë telefonit të tij në çdo kohë.
fax