Djegia e koshave të mbeturinave, si e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në qytet për shkak të mos grumbullimit të mbeturinave nga ana e bashkisë, ka sjellë dhe pasojat e para në komunitet.

Ashtu siç e pati paralajmëruar më herët At Bernard Caruana, dekani i kishës Katolike në Durrës, djegia e mbeturinave në koshat pranë qendrës multi-funksionale sportive ka shkaktuar edhe dëmtimin e kësaj të fundit.

Siç duket edhe në videot e siguruara nga “FaxNews”, mushamaja e qendrës është djegur nga zjarri rrëzë murit rrethues.

Banorë të papërgjegjshëm të zonës derdhin mbeturinat në kosha e jashtë tyre dhe më pas iu vënë flakën.

Një problematikë e tillë është denoncuar jo pak herë nga At Bernard Caruana, i cili në muajin mars iu drejtua bashkisë së qytetit me një shkresë për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.

MË POSHTË SHKRESA E PLOTË:

E nderuar zonja Kryetare,

Deshiroj t’ju parashtroj nje shqetesim qe famullia e Shen Domenikut ka ne lidhje me kazanet e mbetjeve urbane. Keto kazanete jane pergjate te gjithe rrethimit te territorit te kishes dhe shfrytezohen nga te gjitha bisneset dhe bar-restorantet e rrethines ,per te shkarkuar gjithe mbetjet organike (ushqime te mbetura, kocka, copa mishi etj) duke shkaktuar nje degradim total te ambjentit dhe te ajrit. shqetesimi eshte akoma me i madh, duke qene se keto konteniere jane shume afer me klasat e katekizmit ne te cilat mesojne shume te rinj e femije.

Nga ana logjistike , gjithashtu keto kazane ndodhen gjithashtu ngjitur me qendren shumefunksionalensportive, investim i Ambasades Hungareze, e cila eshte rrezikuar me shume se nje here te marre flake per shkak te zjarrevenies te ketyre kazaneve nga endacake. Ne lidhje me kete shqetesim do t’ju drrgojme edhe pamje filmike.

Duke patur parasysh afrimin e stines se nxehte te veres, jemi ne pritje te zgjidhjes sa me pare se ketij problemi.

Me respekt,

Dekani i Kishes Katolike Durres

At Bernard Caruana

fax