Spiro Gjeka 56 vjeç nga fshati Mujalli  është zhdukur në rrethana të paqarta një javë më parë. Kontaktet e fundit me familjarët, 56 vjeçari i ka pasur të hënën e kaluar në 25 janar. Ai kishte shkuar të punonte në Libofshës në një stan me bagëti në bregdetin e Ndërnënas . Por një ditë më pas 56 vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë.

Njëra nga motrat thotë se kanë kaluar 7 ditë dhe nuk kanë asnjë kontakt me vëllanë ndërsa dyshojnë se mund ti ketë rënë ndonjë infarkt ose është mbytur në lum.

“Kishte veshur rrobat e punës dhe kishte ikur, kur vajtën e hapën derën me forcë pasi kishte marrë edhe çelësin pas, nuk gjetën njeri thamë se ishte në dhomë. Telefonin e kishte marrë me vete, kanë kaluar 7 ditë. Kontakti i fundit ishte me motrën tjetër, nga telefonata dëgjoheshin zile dhe këmborë delesh ose lopësh.  Mund ti ketë rënë ndonjë infarkt apo e ka ngrënë ujku mo është mbytur në lum a i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë brenda në lumë”- u shpreh motra e 56-vjeçarit të humbur.

Familjarët dyshojnë se 56 vjecarit i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi dhe kërkojnë nga policia të përshpejtojë kërkimet për gjetjen e tij, gjallë ose vdekur.

“Duhet kërkuar gjithandejTë shikojë të bëjnë ç’është e mundur mbase gjendet vëllai, ju lutem për vëllanë të më ndihmoni”- tha motra

Spiro Gjeci nga fshati Mujalli punonte në punë te ndryshme si punëtor dhe nuk kishte konflikte. Pas zhdukjes së gjecit banore dhe familjarë kanë bërë kërkime në zonë por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.  Policia ka nisur hetimet gjithashtu por ende nuk ka zbuluar asgjë.

Fax