Artisti danez Kurt Ëestergaard, i njohur për vizatimin e karikaturës së profetit Muhamed që shkaktoi shumë zemërim në mbarë botën myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Westergaard ka vdekur në gjumë pas një periudhe të gjatë me shëndet të ligë, i ka thënë familja e tij gazetës Belingske.

Ilustratori ishte prapa 12 vizatimeve të publikuara në gazetën konservatore Jyllands-Posten në vitin 2005 nën ballinën “Fytyra e Muhamedit”, një prej të cilave shkaktoi shumë zemërim, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Tradita islame kërkon që asnjë imazh i profetit të mos prodhohet apo shfaqet. Zemërimi kishte eskaluar në dhunë anti-daneze në mbarë botën myslimane në vitin 2006 prej të cilave dhjetëra njerëz vdiqën, ambasaditë daneze u sulmuan, përfshirë një në Damask që u dogj.

fax