Një grup muzesh italiane në Bologna kanë prezantuar disa kamera të reja AI të cilat janë të dizenjuara për të grumbulluar të dhëna si përshembull: sa vizitorë i shikojnë veprat e artit dhe për sa kohë, për të përcaktuar se sa tërheqëse janë ato.

Teknologjia e inteligjencës artificiale po përdoret gjithnjë e më tepër në sektorët e artit tradicional.

Sistemi kompleks i quajtur ShareArt project është zhvilluar dhe implementuar në Itali dhe konsiston në disa pajisje që grumbullojnë të dhëna përmes kameras dhe e dërgojnë materialin në serverin qendror për ta ruajtur dhe proçesuar. Në këtë mënyrë mund të monitorohet interesi dhe vlerësimi i vizitorëve për veprat e artit.

Megjithatë ky sistem mund të përdoret dhe si një proçes për respektimin e rregullave, pasi sa herë që rregullat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskës nuk respektohen do të bëhet një njoftim në kohë reale.

“Përmes një kamere të pozicionuar pranë veprës së artit, sistemi i zbulon automatikisht fytyrat e personave dhe fillon mbledhjen e të dhënave mbi sjelljen e tyre, si përshembull rruga e përshkruar për t’u afruar, numri i personave që e kanë vëzhguar këtë vepër arti, koha dhe distanca e observimit, gjinia dhe mosha.” thanë ekspertët e ENEA: Ferriani, Marghela, Pagnutti dhe Scipinotti, të cilët morën pjesë në këtë projekt.

Të dhënat më interesante të grumbulluara deri më tani ishin se shumica e personave e vizitonin muzeun vetëm dhe mbanin në mënyrë të rregullt maskën mbrojtëse. Koha mesatare e shikimit të një vepre arti ishte rreth 4 sekonda, vetëm disa vepra të veçanta arrijnë të mbajnë më tepër se 15 sekonda vizitorët.

geek