Aleksandër Pemaj është dënuar me burgim të përjetshëm për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.
Operacioni e ka zanafillën në vitin 2020 teksa Pemaj u arrestua në cilësinë e organizatorit. Bashkë me të edhe 4 të tjerë janë dënuar nga Gjykata greke me burg të përjetshëm. 8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.
Kokaina u kap në Greqi, në Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania në 2020 teksa Sandër Pemaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.
Ai ka qenë disa herë në burg, madje emri i tij njihet gjerësisht për përplasjen me armë me policinë greke në lagjen Virona të Athinës, ku protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.
Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për tu hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore, por u kap në një banesë në Greqi pasi kishte ardhur me një varkë me vela nga Karaibet. ‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’ dhe ishet shqiptar.
Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.
Fax