Qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun
Një nga njollat e zeza në qarkun e Elbasanit sa i takon aksidenteve të ndodhura të cilat shpesh kanë përfunduar edhe me humbje jete është edhe aksi nacional Elbasan-Librazhd.
Për banorët të cilët jetojnë në afërsi të këtij aksi rrugor të kalosh në të është një sfidë shumë e rrezikshme pasi gabimi më i vogël mund ti kushtoj shtrenjtë.
Situata paraqitet më shqetësuese në afërsi të lagjes “5 Maji” tek vendi që njihet si kthesa e “Teqes” ku edhe numri i banorëve është më i lartë.
Ata thonë se ndjehen të rrezikuar pasi rruga nuk ka asnjë mbikalim ku të paktën të mund të lëvizin fëmijët e sigurtë. Mungojnë trotuaret si dhe bordurat mbrojtëse.
Edhe pse kërkesat e tyre nuk kanë munguar për të ndërhyrë deri më tani nuk është bërë asgjë duke i lënë ata të përballen çdo ditë me rrezikun.
Vjeç mungesës së mbikalimeve zona po ashtu ka probleme me sinjalistikën dhe ndriçimin çka gjatë natës ia vështirëson edhe më shumë punën shoferëve për të identifikuar qytetarë në lëvizje.