Instagram po shton një opsion të ri, atë të përkthimit automatik të një teksti që gjendet në stories. Sapo ky shërbim zbulon një gjuhë të huaj në një postim, juve do t’ju shfaqet një mbishkrim See Translation në cepin e sipërm majtas.
Kompania thotë se ky shërbim i ri do të ofrohet globalisht, dhe për momentin suportohen mbi 90 gjuhë të ndryshme, duke bërë shpërndarjen e përmbajtjeve të reja më të thjeshta për të kapur audienca të mëdha.
Ky shërbim, që për herë të parë u vu re dhe u raportua nga app researcher Alessandro Paluzzi, nënkupton se tani gjendet një barazi midis storie-ve dhe postimeve tradicionale në Instagram. Në 2016, platforma shtoi përkthimin automatik të komenteve, captions dhe user bio.
Dhe pse shërbimi i ri mund të përkthejë një tekst, Instagram thotë se përkthimi i audiove nuk është ende gati për t’u prezantuar para përdoruesve. Është e vërtetë që platforma ka bërë shumë hapa para dhe me përfshirjen e automatic captioning stories në maj, por përkthimi i një audioje është një proçes tepër kompleks.
geek