Ditën e enjte Epic Games tregoi se po bashkëpunon me Ferrari për të sjellë një nga makinat sportive legjendare në Fortinte. Kjo lojë është tepër e njohur për bashkëpunime me firma dhe persona të famshëm të ndryshëm, mirëpo Ferrari hibrid 296 GTB është makina e parë e liçensuar që paraqitet në lojën mjaft të famshme.
Makinat janë shndërruar në një element kryesor në Fortnite që kur ato u shtuan para një viti, por deri më tani, ato kanë qenë thjeshtë një prezantim i përgjithshëm i tipeve të ndryshme të makinave, si përshembull një sedan, pickup truck dhe tashmë një makinë sportive.
Epic thotë se Ferrari do të funksionojë në mënyrë të njejtë me makinat e mëparshme që gjendeshin në këtë lojë, mirëpo zhurma e tij do të dëgjihet si të ishte në jetën reale.
Fortnite nuk është e vetmja lojë shooting royale që prezantoi makina të liçensuara në lojë. Pak më parë, PUBG: Mobile shtoi disa Tesla Model Y dhe Semis të cilat mund të transportojnë furnizime.
geek