Dy ditë më parë, Dhurata Dora dhe Noizy publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre me titullin “Mi amor”. Ashtu siç pritej në fakt, publiku u dashurua menjëherë me këtë këngë, që u kthye në një nga hitet e verës.
Teksa po feston suksesin e këtij projekti muzikor, Dhurata ka zbuluar një surprizë të madhe për fansat se së shpejti do të vijë me një album.
Mirëpo duket se Dhurata dhe Noizy nuk do e mbyllin me kaq me bashkëpunimet e tyre. Është mësuar se Dhurata dhe Noizy kanë bërë gati dhe një tjetër këngë të përbashkët. Detajet për këtë projekt të dytë mes artistëve nuk dihen ende, por mendohet se nuk do të vonojë dhe shumë. Thuhet se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t dhe me shumë mundësi dhe pjesë e atij të Dhuratës.
icon style