Studimi i kryer nga shkencëtarët në universitetet e Birmingham dhe Oxfordka zbuluar se personat e moshuar mund të mësojnë teknika të reja më shpejt nëse teknikat ndihmojnë dhe persona të tjerë, ndryshe nga adultët të cilët e mësojnë teknikën e re më shpejt nëse ajo i ndihmon personalisht.

Ky zbulim mund të ndihmojë ekspertët të gjejnë një zgjidhje për “rënien natyrale të njohjes” tek personat e moshuar. Përmes këtij studimi ekipi zbuloi gjithashtu se tek të moshuarit ndjeshmëria është në nivele të larta, gjë që mund të shpjegojë rezultatet e këtij studimi.

“Gjatë gjithë kohës ne marrim vendime dhe mësojmë nga feedback-u pozitivose negativ që ne marrim nga ato. Në këtë mënyrë ne optimizojmë zgjedhjet tona për të patur rezultatin më të favorshëm në të ardhmen nga shumë rezultate të ndryshme.” tha autorja e këtij studimi Patricia Lockwood nga University of Birmingham.

“Ne zbuluam se personat e moshuar nuk mësojnë aq shumë nga feedback-u pozitiv që marrin nga veprimet e tyre në krahasim me personat e rinj në moshë. Mirëpo kur vjen puna për marrjen e vendimeve që japin një feedback pozitiv dhe për persona të tjerë, të moshuarit janë po aq të mirë sa personat e rinj.” shtoi ajo.

Geek