Vijon zjarri në pyllin me pisha në Gjorgoz e rreth fshatrave që kufizohen me këtë “mushkëri” që ju pastron ajrin.
Të vetmit që po luftojnë me flakët janë forcat zjarrfikëse Patos, Fier e ushtria, por vështiresia është e madhe për shkak të terrenit.
Banesa nuk ka pranë.Thirrja e drejtuesve të zjarrfikëses shkon që të ndërhyjnë nga ajri por asnjë nga instancat përkatëse nuk ka zbritur në terren .
Forcat zjarrfikëse shkojnë në këmbë tek vatrat e zjarrit dhe punojnë me mjete rrethanore. Banesa që vihet re është e braktisur prej kohësh por tokat rreth tyre jane të mbjella me peme frutore.
Gjithashtu një tjeter vatër zjarri dyshohet se ka renë edhe në Seman. Rikthimi i temperaturave të larta po favorizon flakët.
“Nuk kemi një reagim të institucioneve përkatëse, duke qenë se është fundjavë por kjo nuk e justifikon mos reagimin. Ditën e djeshme një punonjës zjarrfikës humbi mes flakëve por fatmirësisht u shpëtua. Nuk kemi pasur prezencë të emergjencave civile. Ditën e sotme jemi njoftuar për ardhjen e 30 forcave të ushtrisë, por duhet ndërhyrja nga ajri.