Një grua ka ndërruar jetë dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë. F.H., 68-vjeçare ka arritur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, ka konfirmuar për Express, drejtori i këtij spitali Arsim Emini, i cili tha se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëra ka refuzuar të shtrihet në spital, me arsyetimin se trajtimin do ta vazhdojë në Ferizaj. Të trija gratë e aksidentuara janë nga komuna e Ferizajt.

fax