Një adoleshente 16 vjeçare ka denoncuar në polici të atin duke e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të disa herë.
Denoncimi u bë në komisariatin nr. 3 në Tiranë.
Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit B. M.
Sipas kallëzimit të vajzës ajo është abuzuar nga babai i saj për një kohë të gjatë.
“Ajo ka treguar në polici se në momentin që refuzonte i ati e digjte me çakmak.”
60 vjeçari sot është dërguar në gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë dhe Prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndaj tij.
I ati ka mohuar pretendimet e vajzës, por do jetë ekspertiza mjeko ligjore që do vërtetojë.
Vajza ka dëshmuar se i ka treguar të ëmës por nuk e ka besuar dhe vajza ka bërë denoncimin në polici.
ora tv