Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka paralajmëruar përdorimin e forcës për evakuimin e banorëve të cilët mund të refuzojnë largimin nga shtëpitë.
Duke folur për mediat, Flamur Golemi u shpreh se janë ngritur strukturat akomoduese mjaftueshëm për banorët e prekur nga zjarri dhe nesë ata do refuzojnë të evakuohen vullnetarisht, atëherë do përdoret dhe forca nëse është e vnevojshme.
“Pas mesditës janë aktivizuar dy vatra.Kemi përfshirë 15 persona për të shpëtuar banorët. Jemi duke vazhduar punën, në bashkëpunim me emergjencat civile dhe me ushtrinë që është gati të ndërhyrje.
Kemi punonjës të policisë bashkiake, janë evakuar disa banorë. Mbrëmjen e djeshme kemi ngrotur dhe strukturat akomoduese. Patjetër që do të përdoret forcë për evakuimin e tyre nëse rezistojnë”, deklaroi ai.
Nga ana tjeter, Fatri Brahimi, specialist i emergjencave civile pranë Bashkise Gjirokastër, ka folur ditën e sotme prane vatres se zjarrit në Saraçinisht te Gjirokastres duke kërkuar shtimin e forcave për të bërë të mundur fikjen e flakëve por edhe evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përhapja e shpejtë e zjarrit. Sipas tij, zjarri po përparon drejt malit dhe drejt qytetit të Antigonesë, prandaj dhe sigurisht që banesat janë të rrezikuara.